Një 87-vjeçare rezulton e zhdukur pa gjurmë, ndërsa familja e saj ngre alarmin. Nurije Sharanja, ishte duke parë televizor me bashkëshortin e saj, ndërsa u largua nga banesa pa gjurmë.

Historia e të moshuarës është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ndërsa vajza e saj ka treguar detaje nga zhdukja e nënës së saj.

“Nëna ishte duke parë televizor me babën tim, ndërsa nusja e vëllait kishte shkuar deri dikur dhe kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur në banesë nënën. Është hera e parë që është larguar. Kishte disa shenja demence, por formë e lehtë. Nuk kishte asgjë më parë. Ka qenë e qeshur dhe ka ngrenë. E kemi kërkuar dhe me dron. Edhe policinë e kemi njoftuar, por nuk gjendet. S’kemi gjetur asgjë. Kanë qenë shumë persona që e kanë kërkuar dhe nëna nuk është gjetur. Ka rreth 6 muaj që ka shfaqur shenja të demencës. Nuk ishte larguar kurrë nga banesa. Nëna merr mjekime shumë, pasi vuan nga tensioni dhe nuk ka probleme të shëndetit mendor. Për demencën i dhanë disa ilaçe, se këtu e gjykuan për moshën.

Ajo harronte ndonjë gjë, pra nuk kishte asnjë gjë tjetër shqetësuese. Ajo di të tregojë emrin dhe gjëra të tjera. Jep përgjigje. Për ngjarjen më njoftoi nipi, ai më tha; hallë hajde se ka humbur nëna. Para 3 ditësh komunikova me telefon. Nusja e vëllait tregoi se është vonuar rreth 22 minuta. Babai im i tha; mos jep është pas shtëpie. Ne kemi frikë se mos ka kaluar nga pas shtëpie, për fshatrat e Tiranës. Kemi merak mos e ka marrë dikush me makinë e rastit. Kemi frikë se është zonë e pyllëzuar. Kemi kontrolluar çdo copë tokë. Ajo mund të jetë trembur dhe s’ka treguar gjë. Para 32 vitesh më ka vdekur motra. Shkuam te varri i asaj, por s’kemi gjetur gjë. Është larg rreth 4 km. Kemi shumë për ta kërkuar. Nëna më kërkoi që ti bëja një foto dhe kur të vdiste tha se do e merrte me vete në varr atë foto. Ma kërkoi tha atë fotografi. Më tha; mos harro që të ma japësh me vete atë fotografi.”, tha e bija e të moshuarës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: