TIRANË

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, deklaroi se Shqipëria ia doli që ta mundë pandeminë.

Ahmetaj theksoi se do të hapen në vend më shumë se 150 mijë vende të reja pune, kurse shtoi se pagat deri 40 mijë lekë do të jenë të pataksuara.

“Shqipëria ka nisur ringritjen, pas dy goditjeve të mëdha. E mundëm pandeminë, jemi ne dhe Islanda në krye të renditjes. Tërmetin do e kemi në kujtesë, por do kemi banesa të reja, një jetë që vazhdon, me rritje të konsiderueshme ekonomike. Do ketë rritje të të ardhurave përmes punësimit.

Në mandatin e katërt, do kemi 150 mijë vende të reja pune, edhe më të paguara. Pagat deri 40 mijë lekë do jenë të pataksuara. Brenda mandatit të tretë, paga minimale do të shkojë 38 mijë lekë. Rritja e pensionit në vit do jetë 6 për qind. Do të rritet përfitimi i ndihmës ekonomike”, u shpreh Ahmetaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb