KURBIN

Një 54-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 19: 00 të së premtes pasi ka rënë aksidentalisht nga ura në fshatin Skuraj të Kurbinit. Viktima është Luigj Gjeloshi, 54-vjeç, i cili sipas policisë dyshohet se  ka rrëshkitur aksidentalisht duke rënë në lumin Mat dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Një dëshmitar i cili është ndodhur në vendin e ngjarjes shprehet se 54-vjeçari po udhëtonte me familjen e tij me makinë, kur policia i ka kërkuar të ndalojë për të ushtruar një kontroll rutinë.

Sipas dëshmitarit 54-vjeçari ka lënë makinën dhe i është afruar punonjësit e policisë, por aksidentalisht ka renë në gropën e hapur pranë urës. Ura në fshatin Skuraj të Kurbinit nga pamjet duket se ka pësuar gërryerje të mëdha në bazamentin e saj. Banorë te zonës thonë se kanë janë ankuar disa herë për gjendjen e urës, por ende nuk është marrë asnjë masë.

Një ngjarje tjetër e rendë ndodhi ka ndodhur në fshatin Dragot të Tepelenës. Kështu 2 gra, të cilat po mblidhnin bime mjekësore në këtë fshat, kanë tentuar të kalojnë  lumin Vjosa duke ndihmuar njëra tjetrën, por janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit e për pasojë Eli Beqiri rreth 50 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëmoshatarja tjetër, Selime Shehu ndodhet në spitalin rajonal te Gjirokastrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: