Po udhëtonin në zonën e Le Mose me një Audi A6 kur një patrullë e karabinierëve iu ka dhënë shenjë për të ndaluar për një kontroll rutinë.

Në vend që të ndalonte, shoferi ka shtuar shpejtësinë duke kërkuar të humbiste gjurmët. Policia italiane është vënë në ndjekje dhe ka arritur ta kapë në rrugën “Dossi” në Roncaglia, ku shoferi kishte ndaluar makinën dhe kishte zbritur pasagjerin në sedilet e pasme. Burri duke parë që po vinin karabinierët, ka nisur një arrati më këmbë, njëherë përmes fushave, më pas duke kaluar edhe nëpër autostradën A21.

Karabinierët kanë arritur t’i bllokojnë pas një copë here ndjekje dhe i kanë vënë prangat. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar shqiptar me precedent penal dhe i akuzuar më parë për dëme ndaj pasurisë. Tani duhet t’u përgjigjet akuzave për rezistencë ndaj policisë.

Por nuk përfundon këtu aventura e shqiptarit. Ndërkohë që grup karabinierësh ishte i zënë duke e ndjekur 34-vjeçarin, një patrullë tjetër ka ndërhyrë duke bllokuar dy persona të tjerë në makinë. Një rumune 28 vjeçe dhe një bashkëkombas 32 vjeç.

Në makinë karabinierët kanë gjetur mjetet e përdorua për vjedhje, rroba ndërrimi, kufje, prozhektorë, dorashka, gjithë setin e nevojshëm për vjedhjen. Por jo vetën, në celularin e gruas rumune karabinierët kanë gjetur foto të shumta të vilave dhe apartamenteve në Piacenza. I dyshuari dhe dy të tjerët, rezidentë në Milano ndodheshin në Piacenza për të kryer vjedhje, por ndërhyrja e karabinierëve iu prishi planin.

3-2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb