Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Behar Sofia 25 shkurtin e këtij viti në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se autori 24-vjeçar u arrestua në Podgoricë, dhe rezulton se u largua për në Mal të Zi nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit një ditë pas ngjarjes.

Ai pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës.

Aty 24-vjeçari hoqi xhinset që kishte veshur, xhupin, maskën dhe kapelen.
Rrobat e autorit u gjetën 3 ditë pas ngjarjes, dhe aty u mor profili gjenetik nga dhe u zbulua. Policia shqiptare dhe malazeze bashkëpunuan, dhe sot autori iu dorëzua Policisë së Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb