Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se e konsideron të nevojshme vazhdimin e bisedimeve telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

“Do të kem sërish biseda telefonike me Putinin pasi është e nevojshme të bisedojmë me njëri-tjetrin”, tha Scholz në një intervistë për të përditshmen Der Tagesspiegel të botuar sot.

Toni i bisedave të tilla “nuk është i ashpër”, pavarësisht pikëpamjeve “absolutisht të ndryshme” për situatën e luftës, vuri në dukje kancelari gjerman, duke iu referuar operacionit special të Rusisë në Ukrainë në këtë kontekst si “një luftë e tmerrshme dhe e pakuptimtë”.

“Unë e konsideroj të rëndësishme që gjithmonë ta kthejmë bisedën në rrugën që bota të dalë nga kjo gjendje e tmerrshme. Kushtet për këtë janë të qarta, tërheqja e trupave ruse,” shtoi ai.

Kancelari gjerman dhe presidenti rus Putin patën një bisedë telefonike për herë të fundit më 2 dhjetor 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: