Kamerat kanë filmuar momentin kur kamarierja rreh klientin pasi ky i fundit i prek atë në të pasme.

Emelia Holden, 21 vjeçe ishte pranë banakut ku po merrte disa menu kur Ryan Cherëinski, 31 vjeç kaloi dhe i preku të pasmet. Menjëherë vajza e tërhoqi nga bluza dhe e përplas pas banakut.  Më pas e qorton në sy të klientëve ndërsa bashkëpunëtorëve të saj u tha të njoftojnë policinë.

Ngjarja është shënuar në Vinnie Van Go-Go’s në Savannah, Gjeorgji.

Por skandali nuk mbaron këtu. Daily Mail shkruan se 31 vjeçari ishte në një lidhje të gjatë prej 11 vitesh me një grua me të cilën kishin dhe dy vajza të vogla binjake. Dhe ditën kur ndodhi ngjarja burri kishte qenë së bashku me bashkëjetuesen e vet në lokal.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: