TIRANE

Para studentëve në forumin e radhës të Universitetit Europian të Tiranës ishte gazetari Sokol Balla, për të folur për eksperiencën e tij në gazetari këto 27 vite, si edhe për emisionin ‘Real Story’, që kete sezon po transmetohet në televizionin News24.

Balla rrëfeu ditën e parë të punës si gazetar, në vitin 1992, në Radio Televizionin Shqiptar, për të vijuar me gjithë stacionet e rrugëtimit të tij deri ne ndalesën më të fundit, në televizionin informativ, News24.
“E nisa nga lajmet nga bota dhe ishte çështje fati dhe një fillim shumë i mirë. 28 gushti i vitit 1992, ajo ka qenë dita ime e parë e punës, pak ditë pasi fitova konkursin në gazetari. Kam gjithë imazhin e asaj dite gushti dhe nga ajo ditë vrapi im në shtegun e gazetarisë aktive nuk ka ndaluar.

Lëvizja ime te News24 kishte 3-4 vjet që kishte nisur, një komunikim shumë i mirë e njerëzor me Z.Hysenbelliu, ai kishte vite që më paralajmëronte se do të vinte ky moment. Për mua është një lëvizje normale. Unë jam një gazetar i lajmit, jam një gazetar politike dhe unë shkoj në një televizion lajmesh.” shprehet Balla.

I pytur lidhur me akuzat dhe etiketimet e politikanëve kundrejt mediave dhe gazetarëve, Sokol Balla tha se prej 12 vitesh sulmohet personalisht në të gjitha mënyrat dhe mjetet, por e konsideroi këtë pjesë e punës së gazetarit.

“Kombi i duhet një president normal, i qëndroj atij shkrimi dhe Ilir Meta duhet t’i qëndrojë fjalës së tij. Më kanë sulmuar kryeministrat, së fundi presidenti, parti të caktuara herë pas here na shpallin armik, na fusin në listë të zezë; është normale, kur ti kritikon dikë, ai do të kthehen në nivel personal kur nuk ka me ccfarë të merret tjetër. Mua nuk më kanë bërë asnjëherë përshtypje, kam qenë gjithmonë indifferent ndaj sulmeve personale, edhe ndaj atyre më të këqija edhe atyre më normale si këto sulmet verbale të ditëve, javëve , muajve të fundit. Pra nuk është problemi si sulmon Sali Berisha, Edi Rama apo Ilir Meta, se sulmet e Lulzim Bashës i marr gjithmonë me buzeqëshje, puna është si reagojnë mbështetësit dhe përkrahësisit e tyre kur shohin që idhulli i tyre sulmon një individ.”

Sokol Balla është autor I librit “33” me intervista e biseda, shkruar 9 vite më parë. Në këto 27 vite të karrierës së tij numëron qindrs shkrime, komente e opinione lidhur me aktualitetin në vendit tonë pa harruar emisionin tashne shume te ndjekur Real Story.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb