Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas deklaratave të gazetares Klodiana Lala për çështjen e kompleksit “Partizani” në emisionin “Open”.

Teksa Lala tha se është një aferë korruptive për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat duke e krahasuar me aferën e inceneratorëve. Sipas saj, nëse në rastin e Inceneratorëve brenda një dite i gjithë kabineti qeveritar ka vepruar me shpejtësi, e njëjta situatë është përdorur edhe në rastin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’.

Por Malltezi, një nga pronarët përfitues nga provatizimi i cilëson mashtrime këto deklarata dhe i kërkon gazetares të kërkojë falje. Sipas tij, aferë korruptive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun.

Sipas tij, nëse ka 1 shkelje ajo është qe sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa te përfundojë privatizimi i objekteve ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet! Madje në të vërtetë procesi me gjithë kthimin e pronës tek i Zoti ka zgjatur 14 vjet!

“Përgënjeshtrim: Ne përgjigje te mashtrimeve te mbrëmshme te gazetares Klodiana Lala, por dhe ndonjë tjetri qe si ajo shpifin me regji, i them se:
1. Ti shpif kur krahason procesin e inceneratorëve me atë të privatizimit të objekteve të rrënuara te Partizani sepse ndonëse e di mire skemën e inceneratorëve për të cilën ke shkruar shumë shkrime, mashtron me qëllim sipas regjisë për ngjashmëri që nuk ekzistojnë me privatizimin e kompleksit partizani.
2. Ti shpif sepse e di që tek inceneratorët po vidhet para dhe pronë publike ndërsa këtu pronarit iu kthye prona e tij private e grabitur nga hajduti shtet komunist dhe se pronarët e tokës jo vetëm nuk morën nga shteti qiranë që i takonte me ligj, por paguan edhe 800 mijë usd të tjera për të blerë objektet e rrënuara dhe me 42 familje informale brenda!

3. Ti mashtron me ndërgjegje sipas regjisë sepse e di që ndërkohë që inceneratorët duheshin bërë me tender publik dhe duke respektuar afatet e ligjit, ato u bënë pa tender dhe Elbasani brenda 1 dite = 9 procedura kur duhej tender ndërkombëtar, ndërsa objektet e rrënuara të klubit që pronarët u detyruan t’i blejnë u privatizuan sipas ligjit dhe me një vonesë të tmerrshme që zgjati 3 vjet. Aferë korruptive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun për interesat e padronëve të tu, duke qenë në dijeni të plotë se po mashtron.

4. Nëse ka 1 shkelje ajo është qe sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa te përfundojë privatizimi i objekteve ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet! Madje në të vërtetë procesi me gjithë kthimin e pronës tek i Zoti ka zgjatur 14 vjet!

5. Ke 24 orë të kërkosh falje për mashtrimet e bëra në emisioni “Open”, dhe të sigurohesh që marrin të njëjtin mbulim mediatik, në të kundërtën do kesh mundësi ta besh këtë në gjykate.”, deklaron Malltezi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb