TIRANË

“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin”. Kështu ka deklaruar e dashura nga Kosova e 39-vjeçarit Nuredin Dumani, i arrestuar tre ditë më parë në Fier pasi u plagos në Elbasan.

Në dëshminë e zbardhur nga “BalkanWeb” e dashura 20-vjeçare nga Gjilani i Kosovës M. Hajdini ka thënë se e njihte me emër tjetër Dumanin.

“E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, mësohet se ka thënë e reja, e cila është arrestuar gjithashtu për fshehjen e armës dhe përkrahje e autorit të krimi, pasi apartamenti ku u gjet Dumani, ishte marrë prej saj.

Jashtë gjyqit kishin ardhur dhe dy vëllezërit e saj nga Kosova që kanë pritur për ta takuar. E reja përfaqësohej nga avokati Ibrahim Sako.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb