Një grua ka mbetur e plagosur lehtë dhe është transportuar në spitalin e Pirgos, Greqi, mesditën e së hënës, pas një aksidenti automobilistik në Pineia, mes Keramidias dhe Kryonerit.

Shoferja po lëvizte normalisht në rrugë me makinën e saj kur papritur humbi kontrollin dhe përfundoi e përmbysur në një arë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të Zjarrfikësve të Amaliadës, Policia Helenike dhe një ambulancë e EKAB-it, të cilët e kanë transportuar atë në spital.

Por njëri prej zjarrfikësve ndërsa po kryente operacionin e shpëtimin, kuptoi që e plagosura ishte bashkëshortja e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb