Tirana do të udhëtojë nesër drejt Ballshit ku do të përballet me Bylisin. Kjo do të jetë ndeshja e parë për trajnerin Bledi Shkëmbi pas kthimit në pankinën bardheblu. Në prag të kësaj sfide, korçari ka dhënë një prononcim për mediat.

“Nuk është se ishte shumë e vështirë për të më bindur, ajo që unë kam bindje është skuadra, pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, por jam i bindur që do i kalojë vështirësitë. Luajmë me skuadrën që është më në formë e momentit, sfidë vendimtare por që kampionati nuk mbaron me këtë ndeshje, kemi ndeshje të tjera.

Shpresoj të kemi fatin pavarësisht mungesave që kemi. Haxhiu, Gjumsi, Abel, Ismajli mungojnë, por nuk duhet të justifikohemi pasi nuk kemi kohë. Këtë skuadër tani e shikoj më të plotësuar në ato reparte që unë e mendoja, por dhe afrimet duan kohë, por që ne nuk e kemi, do mundohemi të bëjmë mirë.

Unë jam i bindur për aq sa e njoh skuadrën, këtë herë gjërat janë më të qetë, më ndryshe, besoj që do e kalojmë. Nuk kam naj pishman me vete me mënyrën si kemi punuar, kemi bërë gabime, por nuk duam ti përsërisim”, deklaroi Shkëmbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: