Kryetari i PAA, Agron Duka ka nxjerrë raportin e azilkërkuesve shqiptarë për 2020 si një ëprgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duka thotë se e njeh mirë Ramën, por është humbje kohe që të merret me të ndërkohë që shqiptarët kanë halle.

Sipas tij, e vetmja arritje e Ramës në dy mandate është pozicionimi pas Sirisë në listën e azilkërkuesve, kur njëherë del përpara Asadit, njëherë pas.

 

STATUSI NGA AGRON DUKA

Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njohë mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do.

Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi. Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe. Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit. Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura te atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkeve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb