Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, komentoi shortin e fazës eliminatore të Champions League. “Do të jenë ndeshje të vështira, unë e njoh mirë Porton. Ish-shoku im i skuadrës, Conceiçao, po bën një punë të shkëlqyer atje si trajner.
Do të varet shumë nga forma e të dyja skuadrave në shkurt. Është si gjithmonë një përballje e Champions League, ndaj duhet të kemi respekt maksimal për kundërshtarët tanë”.
Dallimi mes performancës në Champions dhe kampionatit (Serie A): “Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Grupi ka dhënë përgjigje të rëndësishme dhe tani duhet të bëjmë mirë deri në pushimin e kampionatit.
Më pas, kur të rifillojmë pas Kupës së Botës, do të jetë krejt tjetër gjë. Duhet të gjejmë ekuilibër dhe vazhdimësi. Iu kërkojmë falje tifozëve për disfatën e djeshme, pjesën e parë mund ta kishim mbyllur në epërsi, por ky është futbolli.”
(BalkanWeb)