Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua drama e jetës së 43-vjeçares nga Vlora, e cila apelon për ndihmë.

Nëna e 3 fëmijëve ka treguar vuajtjet nga dy bashkëjetesa të dështuara, ndërsa ka denoncuar faktin se ish-partneri i ka marrë dy fëmijët dhe nuk ia jep.

“Unë kam vuajtur shumë, s’kam jetuar si një fëmijë normal. Jam rritur në jetimore dhe në moshën 14 vjeç u largova dhe Holanda më zgjodhi mua dhe jo unë Holandën. U njoha me një holandez me të cilin solla në jetë një vajzë, e cila sot është 14 vjeç. Por pas mbarimit të kësaj bashkëjetese unë u njoha nëpërmjet ‘Facebook’ me dikë tjetër me të cilin jetova dhe solla në jetë dy fëmijë që sot janë 10 dhe 5 vjeç. Por ky më ka dhunuar mua disa herë madje shteti më ka shpërblyer, ai më gjuante ndoshta mund të ishte i mërzitur që mbeta shtatzënë.

Ai si ka pranuar kurrë fëmijët madje dhe vajza nuk e mori atësinë sepse nuk e njihte dhe nuk donte. Në 2014 unë e denoncova te policia e emigracionit sepse ai nuk kishte dokumente atëherë. Por ai prandaj e ka marr vajzën tani se do të përfitoj dokumentet sepse ai nuk i ka njohur as atësinë. Ai më ka shfrytëzuar edhe seksualisht.”, tha nëna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb