NGA KLODIANA HAXHIAJ*

DURRËS-Rrjeti social Facebook është kthyer në një dritare për njohje të reja, por kjo risi duket se po ‘çmend; të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Rasti më i fundit i përket 18-vjeçares nga Korça e cila prej katër ditësh ishte arratisur nga shtëpia e prindërve, për t’u martuar me një djalë nga Durrësi 24 vjeçar që e kish njohur në Facebook.

Pa dhënë asnjë lajmërim në familjen e saj 18-vjeçarja, u largua nga banesa dhe mori autobusin Korcë -Durrës, duke ndaluar në zonën e ish Kënetës, ku dhe po qëndronte me babain e të dashurit të saj të njohur në Facebook prej 14 Majit.

Babai i 18-vjeçares në ankth i ishte drejtuar policisë së Korcës duke bërë denoncim për gjetjen e vajzës.

Policia e ndaloi vajzën pikërisht në banesën e të dashurit A.GJ. 24 vjeç, i cili rezultonte person me precedent penalë, ish i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Durrësit pas marrjes në pyetje ka bërë të mundur edhe dorëzimin e saj pranë familjarëve në qytetin e Korçës.

PRINDERIT DENONCOJNE LARGIMIN E VAJZAVE
Por duket se policia po perballet me nje vale te largimeve te femijeve nga banesat. Dy denoncime te tjera janë bërë nga prindërit durrsakë për largim të vajzave nga shtëpia. MOsha e vajzave 17-18 vjec.

Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, po punohet për gjetjen e shtetases:

• G.K. 17 vjeçe, banuese në Durrës.

Ndaj shtetases së mësipërme ka bërë kallëzim, mamaja e saj, shtetësia Xh. K. pasi më datë 17.05.2016, i është larguar nga banesa vajza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, po punohet për gjetjen e shtetases:

•L.Q. 18 vjeçe, banuese ne Durrës.

Ndaj shtetases së mësipërme ka bërë kallëzim, mamaja e saj, shtetësia Dh.Q. pasi më datë 16.05.2016, i është larguar nga banesa vajza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: