Italia barazoi 0-0 me Anglinë mbrëmë në Wolverhampton, në ndeshjen e luajtur për Nations League. Edhe pse nuk pësoi gol, jo gjithçka ka shkuar mirë për portierin e “Axurrëve”, Gianluiggi Donnarumma.

Teksa po i drejtohej autobusit të skuadrës, “gardiani” mes thirrjesh për fotografi nga fansat, ka dëgjuar zërin e një tifozi që po e ofendonte. Nuk dihet nëse ishte italian, apo lojtar i 12-të i Milanit, por Donnarumma i është kthyer menjëherë, duke i kërkuar që mos të vazhdonte më tutje. Gjithçka ka përfunduar mirë, me situatën që nuk ka degraduar.

 

Jj
Jj

Kjo nuk është hera e parë që 23 vjeçarit i ndodhin raste të tilla, pasi i kemi hasur edhe më përpara. Kalimi nga Milani te PSG nuk është pritur mirë vitin e kaluar nga tifozët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: