Modelja Sophia Hadjipanteli, 22-vjeçarja nga Qipro që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar në media se merr shumë komente negative në rrjetet sociale për shkak të vetullave.

“Preferoj t’i mbaj vetullat e bashkuara sepse kështu më pëlqen. Që në fëmijërinë time kam mësuar të jem e veçantë”, është shprehur Sophia, duke shtuar se nuk i bëjnë përshtypje komentet.

Madje ajo shton se i dashuri i saj model e pëlqen ashtu siç është.

“I dashuri më thotë se dukem e mrekullueshme dhe nuk e kupton pse njerëzit më ofendojnë”, ka thënë Sophia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb