Këngëtari Elton Deda reaguar për vdekjen e mikut të tij të ngushtë, kantautorit 57-vjeçar Kujtim Prodani live në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 vetëm disa çaste pasi ai u nda nga jeta prej COVID-19.

Deda thotë se lajmi është i pabesueshëm dhe i frikshëm, teksa thekson se Prodani ishte qytetari ideal, pa asnjë ambicie të keqe, dhe dëshirë kishte vetëm të luante muzikë.

Herën e fundit që Deda e ka parë ka qenë para 3 javësh ose 1 muaji, teksa kujton se ishte me shokë në një tavolinë dhe e ka ftuar Prodanin të bashkohej, por ai nuk donte dhe qëndroi në cep për të pirë një birrë.

Po ashtu Deda thotë se Prodani kishte në plan të bënte një tur nëpër rrethe, por izolimi total i Shqipërisë ia ndërpreu teksa kishte dhe një plan tjetër pas këtij.

‘’Lajmin nëpërmjet mediave e mora. Çuni i xhajës kishte postuar, jam shumë i tronditur për këtë. Ka qeë qytetari ideal. Një njeri i bardh, pa asnjë ambicie të keqe, kishte vetëm dëshirë të luante muzikë.

E kam pasur shok të vjetër që në vitet ’90. Për mua është e pabesueshme dhe e frikshme.

Si e kujtoni Kujtim Prodanin?

Ka qenë para 3 javësh, 1 muaji, tek një vend që rrinim bashkë. Erdhi atë ditë, isha në tavolinë me miq të tjerë, nuk para përzihej, e kishte natyrën, i përqente vetmia, ishte veshur me atë xhupin kaf pak sportiv, na përshëndeti, me pantallona të zeza të ngushta. Merreshe me sport, shkonte në Gjir të Lalzit bënte vrap.

Ne e ftuam në tavolinë, por tha që do pinte tek cepi një birrë. Kjo ishte hera e fundit. Kishte një koncert që isha pjesë e tij. E bëri vetëm me piano dhe një kitarist. Ishte koncert i bukur, shumë komod, donte të lëviate në rrethet e Shqipërisë.

Në momentin që u mbyllëm, u prish plani pasi e kishte bërë kalendarin. Kishte një plan tjetër, por donte të konsumonte këtë koncert. E dha dhe RTSH në vitin e ri. ‘’- tha Deda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb