Lajme të këqija për Napolin dhe për përfaqësuesen shqiptare. COVID-19 prek sërish kapitenin Elseid Hysaj. Anësori kuqezi rezultoi fillimisht pozitiv pas grumbullimit me ekipin kombëtar, në fund të aventurës në Ligën e Kombeve, qëndroi në Shqipëri deri sa testi i radhës i doli negativ, por me sa duket koronavirusi e ka prekur sërish mbrojtësin e Napolit.

Hysaj
Hysaj

Ka qenë vetë klubi që me anë të një komunikate për mediat ka saktësuar se Hysaj dhe Rrahmani të dy kanë rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtruan përpara sfidës kundër Real Sociedad. Të dy lojtarët janë izoluar menjëherë në pritje të tamponit të radhës, lexohet në njoftimin e klubit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: