BERLIN

Një grabitje spektakolare e makinës që transportonte para ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugët e kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin.

Katër burra, që mbanin uniforma sikur janë punonjës të kompanive të ndryshme e kishin maska në kokë, kanë dalë nga mjeti i tij Audi, ndërsa pjesëtarët e sigurimit mbushnin bankomatët në Volksbank.

https://fb.watch/3LREavRSIW/

Hajdutët iu janë sulur menjëherë pjesëtarëve të sigurimit, duke i kërcënuar me armë dhe hedhur gaz lotsjellës. Paratë i kanë futur brenda mjetit të tyre, ndërsa shuma e vjedhur ende nuk dihet. Një dëshmitar tha se një prej çantave me para ishte kaq e madhe, sa nuk e zinte bagazhi.

Grabitësit janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Sipas gazetës të njohur gjermane BILD, deri tani policia ka arritur të zbulojë se targat e mjetit janë vjedhur më herët në Zehlendorf. Grabitja ndodhi që në mëngjes herët, ndërsa policia gjermane u informua në orën 10:00.

Dy pjesëtarë të sigurimit janë lënduar e janë dërguar në spital, ku po trajtohen për kurim. Një prej tyre ka marrë pagë më të rënda. Sipas ekspertëve, hajdutët kanë vjedhur në një mënyrë të dhunshme, gjë që tregon se ata e kanë planifikuar shumë mirë këtë plaçkitje të rrezikshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb