Në një kohë kur i gjithë globi duket sikur është vënë poshtë nga pandemia covid 19, virusi vrasës duket se nuk po ka efekt mbi kontinentin Afrikan qe numeron 1.2 miliard banorë.
Shifrat e publikuara në buletinin e datës 16 prill 2020 të OBSH mbi situatën e përhapjes së coronavirusit covid 19 në botë tregojnë se në të gjithë afrikën që numëron mbi 60 shtete janë të infektuar vetëm 11.277 persona, me nje nje rritje prej 473 rastesh te reja ne 24 orët e fundit.
Nderkohe në 3 muaj numri i vdekjeve nga covid 19 në kontinentin afrikan konsiderohet gati i papërfillshëm krahasuar me numrin e popullsisë, vetem 525 vdekje në total me një rrotje prej 27 jetësh të humbura në 24 orët e fundit.

Numrin më të madh të të infektuarve e ka Afrika e Jugut me 2506 raste ndjekur nga Algjeria me 2106 raste dhe Kameruni 855 raste. Më shumë vdekje janë regjistruar në Algjeri 336 të tilla, pasuar nga Afrika e Jugut 34 viktima, kameruni 17 viktima.

Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.53
Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.53

Ndërkohë numrin më të pakët të rasteve me Covid e ka Sudani i jugut me 4 të prekur pasuar nga burundi 4 te prekur. Ne të dy shtet që përmbyllin tabelën e publikuar nga OBSh nuk ka asnje viktimë të shkaktuar nga koronavirusi që zyrtarisht ka marrë emrin sars cov 2.

Po cfarë e bën Afrikën kaq të mbrojtur përballë pandemisë që ka tronditur nga themelet botën mbarë duke mos kursyer edhe superfuqite si SHBA, Kina, Britania e Madhe, Itali, Francë? Ku vdekjet llogariten me dhjetëra mijëra.

Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.53 (1)
Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.53 (1)

Afrika si nje ngabteritoret më të varfra të globit trashëgon edhe nivelin më të ulët të mirëqënies, shërbimeve shëndetësore, e për rrjedhojë konsiderohet si kontinenti ku pandemitë bëjnë kërdinë, që nga hiv/aids, ebola, malahja, kolera, turbekulozi etj. Po cfarë atëherë po ndodh në Afrikë ku mungojnë thuajse mjetet mbrojtëse për mbrojtjen nga coronavirusi ndërsa as që flitet për nivel të higjenës personale apo diferencimit social, njohur si karantinimi në masë i popullatës përmes forces dhe ligjeve të ashpërsuara që po cenojnë dukshëm demokracitë perendimore.

Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.53 (2)
Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.53 (2)

Treguesit e popullatës Afrikane sipas regjistrit të publikuar në 2016 dëshmojnë popullata afrikane është ekstremisht e re, ku llogaritet që 41% e saj është nën moshën 15 vjec. Por nga ana tjetër si shkak i sëmundjeve të shumta, kryesisht ngjitëse 2/3 e popullsisë në afrikë nuk e kalojnë moshën 50 vjec kjo për shkak të nivelit të ulët shëndetsor, keqëushqyerjes që përkthehet në imunitet relativisht të ulët.
I vetmi shpjegim racional po jo i mbështetur në studime shkencore mbetet temperatura e lartë si një mekanizëm frenues për përhapjen në përgjithësi të viruseve, por që në rastin e koronavirusit të zbuluar fillimisht në Kinë ka ndarë në mes shkencëtarët në mbarë botën në pro dhe kundër.

Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.54
Whatsapp Image 2020 04 17 At 18.43.54

E ndërsa bota mban frymën me shpresën se kur do të dalë vaksina në Afrikë përhapja e infektimit në harkun e 22 ditëve të fundit është rritur me vetëm 9 mijë raste të reja një shifër e papërfillshme për popullsinë e një kontinenti marrë shkasë nga fakti se vetëm në Itali janë shënuar në harkun e 2 muajve e gjysëm 22.170 viktima dhe 168.941 të prekur ndërsa në Spanje janë zbuluar 200 mijë raste me Covid 19 dhe rreth 20 mijë të vdekur, gati sa 1/10 e popullatës së infektuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb