Në Cornwall të Anglisë, këto ditë ka filluar ndërtimi i pishinës më të thellë në botë, që ka një kosto prej 150 milionë paund.

Pishina Blue Abyss që po ndërtohet nga kompania me të njëjtën emër, do të jetë 50 metra e thellë.

Në të do të ketë mbi 42 mijë kub metër ujë (17 pishina olimpike) dhe do të jetë pishina më e thellë në një ambient të mbyllur.

Pishina që do të ndërtohet në afërsi të aeroportit Newquay nuk do të jetë e hapur për vizitorë, por do të përdoret për hulumtime si qendër testimi dhe trajnimi për punonjësit e industrisë së energjetikës, mbrojtjes dhe hulumtime për në hapësirë.

Pritet që Blue Abyss të ndërtohet brenda 18 muajve dhe do të hapë dyert për shkencën nga mesi i vitit 2023.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: