Të gjithë prisnin me padurim të riktheheshin në fushë por jo të gjithë mund ta bëjnë diçka të tillë. Nuk e ka ende këtë fat trajneri i Augsburg i cili nuk debutoi dot në stolin e ekipit gjerman pasi sezoni u mbyll si pasojë emergjencës që solli Covid-19 por nuk mund ta bëj dot as këtë të shtunë, kjo për një arsye epike. Heiko Herrlich shkeli protokollin anti Covid-19 duke u larguar nga hoteli ku ekipi ishte grumbulluar për të blerë një pastë dhëmbësh dhe një krem për lëkurën në një market.

Trajneri
Trajneri

Ka qenë vetë klubi i Augsburg që ka bërë publik këtë lajm: “Heiko Herrlich nuk do të drejtoj seancën e fundit stërvitore dhe nuk do të drejtoj as ekipin të shtunën pasi ka thyer rregullat e protokollit sanitar kundër Covid-19. Trajneri ka kërkuar falje për gabim e bërë. Në ditën në vijim do ti nënshtrohet tamponit të radhës, pas dy të parave që rezultuan negativ”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb