Një ngjarje e pazakontë është regjistruar nga një kamerë amatore në Orenburg të Rusisë, ku po të mos ishte kjo dëshmi vështirë se do të besonte kush se ka ndodhur.

Forcat ajrore ruse me aeroplanë transportues po hidhnin me parashutë mjete të ndryshme luftarake të blinduara. Por, gjatë hedhjes se tankeve ka ndodhur diçka e pazakontë – parashutat nuk janë hapur dhe tanket kanë rënë me shpejtësi supersonike në tokë ku nga përplasja e fuqishme janë shkatërruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja ka ndodhur gjatë stërvitjeve ushtarake në Orenburg të Rusisë më 20 shtator, e sipas fotografive të publikuara në rrjetin social VKontakte, një nga dy tanket është bërë copa, shkruan tg.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi brenda tankeve nuk kishte asnjë person, kurse është konstatuar se ishin pikërisht parashutat shkaktare e këtij incidenti – pasi që nuk janë hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb