Në Paris e kanë shumë të vështirë të gjejnë qetësinë. Pas zhurmës së madhe që bëri rinovimi i Mbappes dhe largimi i Pochettino, drejtuesit e klubit duhet të kujdesën për një temë tjetër akoma më të nxehtë. Pak ditë më parë, sheiku Al-Khelaifi njoftoi se klubi do të ndryshojë strategji, në të njëjtën kohë thumboi në distancë edhe lojtarë si Neymar.

Pas deklaratës së bërë nga presidenti, në Francë dhe jo vetëm, mediat shkruajnë se PSG ka nxjerr në shitje Neymar, madje për këtë vendim është njoftuar edhe vetë braziliani. Babai i Neymar ka kaluar menjëherë në kundërsulm duke i kërkuar PSG afro 200 milionë euro për të prishur kontratën. Neymar është nën kontratë edhe për tre vite ndërsa përfiton 40 milionë euro neto në sezon.

Neymar
Neymar

Luis Campos, drejtori sportiv i PSG, në pamundësi për të përmbushur këtë kërkesë të çmendur nga Neymar por shtyn brazilianin që të largohet në formë huazimi, madje sipas El Pais i ka ofruar shërbimet e Neymar klubeve si Chelsea dhe Juventus në mënyrë që të lirohet nga paga e tij gjigante, nga Torino e kanë mohuar një lajm të tillë. Dëshira e Neymar është të rikthehet te Barcelona por spanjollët nuk mund të përballojnë dot pagën e tij.

Ndërkohë mediat spanjolle kanë zbuluar se PSG doli me këtë vendim, për të shitur Neymar, të shtyrë shumë nga Kylian Mbappe i cili është kundër sjelljeve të brazilianit, madje ishte një nga kushtet për rinovimin e kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb