Arjen Robben ishte në një situatë aspak të këndshme, karriera e tij ishte në dyshim pasi mjekët nuk po e kupton se çfarë problemi kishin muskujt e holandezit. Mëngjarashi ishte në një situatë dëshpëruese teksa po mendonte ti jepte dhe fund karrierës por në momentin më të vështirë mjekët i dhanë një zgjidhje.
Sipas SportBild, doktorët e Bayern kanë zbuluar se shqetësimet muskulor vinin nga dy dhëmbë të infektuar, të cilët kishin prishur stabilitetin e trupit. Të dy janë hequr dhe pritet që Robben të kthehet në stërvitje me kohë të plotë dhe të jetë i gatshëm për trajnerin Niko Kovac.
Një tjetër lajm pozitiv vjen nga Kingsley Coman, me francezin i cili do të mungojë vetëm dy javë dhe sipas të gjithë gjasave do të jetë në fushë për sfidën e kthimit në Champions League kundër Liverpool.
(BalkanWeb)