TIRANË- Pasi deputeti socialist Xhemal Qefalia e paditi për shpifje, këshilltarja e LSI-së shpërthen ndaj tij. Ajo vijon sërish akuzat ndaj Qefalisë, ndërsa thotë se zullumet e tij nuk ka ujë pishine që i lan.

Ajo shprehet se është e gatshme të përballet me fakte me deputetin.

“As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do t’i lajë zullumet e Xhemal Qefalisë. Në këtë gjyq jam në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do përballemi me fakte”,- tha Guri.

Ndër të tjera këshilltarja e LSI-së, shtoi: Qendrimi im do jetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe jo oligarkëve. Falenderoj Qefalinë për mundësinë që të vërtetoj shpërdorimet dhe lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm”.

PADIA
Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia paditi sot këshilltaren e LSI-së, Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje. Kjo e fundit e ka akuzuar deputetin socialist se ka vjedhur ujin. “Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta”, deklaroi ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb