Shpëtim Duro mendon se momenti i pafalshëm i fillimit të pjesës së dytë ku Shqipëria i dhuroi barazimin Islandës, ishte ai që vendoi fatin e takimit. Duke folur për “SuperSport” ai analizoi sfidën e kuqezinjve ndërsa vendosi në diskutim edhe disa zgjidhje të Edi Rejas.

“Duhet ta fitonim këtë takim por edhe barazimi ishte i pranueshëm duke pasur parasysh grupin që kemi, Por tani duke parë dhe lojën e kundërshtarin që ne dukshëm ishim një skuadër që duhej ta fitoni, ishte e qartë. Në pjesën e parë ekipi luajti mirë, më i ekuilibruar dhe kërkues në veprimet sulmuese. Jo se patëm shumë situata për shënim, por janë ndeshje që është e vështirë të kesh shumë mundësi. Mendova që pas shënimit të golit, duke pasur një kundërshtar më inferior në të gjithë aspektet, mendova se do ta fitonim ndeshjen. Por goli është i papranueshëem në fillimin e pjesës së dytë. Një vemndosje e gabuar te pika më e fortë, është e pafalshme, aty humbi totalisht.

E mendova shumë të lehtë pjesën e dytë duke parë një Islandë të pafuqishme, por goli në pjesën e dytë ishte i pafalshëm. Këto ndeshje duan perfeksion. Nuk ishte vetëm gabimi i Gjimshitit, por unë pashë një vendosje dublimi, se ne kemi tre në qendër, e pafalshme që tre që luajnë në Serinë A të kapen në atë mënyrë e moment. Se ai moment prishi balancat e lojës. Janë disa momente ku nuk duhet të gabosh, se nëse kalonin edhe pak minuta, ndeshja ishte në kontroll.

Unë them për çështjen e skemës nëse mund ta ndryshonte në fund, të hiqte një qendërmbrojtës e të aktivizonte një lojtar ofensiv. Meqë është momenti, se nuk kam asgjë kundër skemës, e përdorin edhe skuadrat e mëdha, e përdor edhe Interi e Çelsi. Por heq Balliun dhe fut Veselin, unë këtë nuk e kuptoj”, tha Duro./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb