Lufta në Ukrainë ka bërë që qytetarët ukrainas të largohen nga vendi për t’i shpëtuar vdekjes, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Vendet e pushtuara nga forcat ruse kanë përcjellë pamje sa dramatike aq edhe prekëse, qytetarë të lidhur duar e këmbë dhe më pas të vrarë nga agresioni rus.

The Mirror sjell historinë prekëse të një nëne e cila është detyruar të shkruajë të dhënat e identiteti të fëmijës në shpinën e vogëlushes në rast ndodhte që vriteshin nga forcat ruse.

Mirror

E dhimbshme… Sasha Makoviy ndau imazhet e shpinës së vajzës së saj të vogël Vira me detajet lidhur me identitetin të shkruara me stilolaps, si dhe një kartë informacioni në rast se ajo dhe familja ndodh që të ndahen apo të vriten.

Nëna e dëshpëruar, tregon se mes lotësh ka arritur që të shkruajë  edhe numrat e telefonit.

0 Ukrainejpg

Në një kohë kur mizoritë e ushtarëve ruse nuk kanë fund, qyteti afër Kievit ishte i mbushur me trupa të grave dhe fëmijëve të masakruar nga ushtarët e Moskës, transmeton BalkanWeb.

Nëpërmjet një postimi nëna e vogëlushes , Sasha ka shkruar: “Unë shkruajta të dhënat në shpinën e Virës në rast se në do të na ndodhte diçka. E kam shkruar me duart që më dridheshin. Tashmë e dini se si është të zgjohesh nga tingujt shurdhues dhe të fuqishëm të shpërthimeve. Unë dridhesha e tëra.”

0 Russian Attacks On Ukraine

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: