Cristiano Ronaldo është një nga temat kryesore në këtë merkato vere, me portugezin që kërkon largimin nga Manchester United. 37-vjeçari kërkon që të luajë në Champions dhe prej kohësh është në kërkim të një skuadre të re që t’ia mundësojë këtë.

Gjithsesi, duket se portugezi nuk është përmbajtur më me fjalët e merkatos duke sulmuar drejtpërdrejtë mediat me komentin e tij. Në një postim, një llogari në Twitter e adhuruesve të Ronaldos ka shkruar:

“Jorge Mendes i ka komunikuar Manchester United se Cristiano Ronaldo është këmbëngulës se do të largohet. Sir Alex Ferguson ka ndërhyrë. United insiston se ai nuk është në shitje”.

Një nga komentet ishte i vetë yllit portugez, i cili nuk dukej aspak i lumtur nga këto fjalë, duke ironizuar mediat. “E pamundur të mos flasësh për mua për një ditë. Ndryshe mediat nuk do të fitonin para. E dini që nëse nuk gënjeni, nuk do të merrni vëmendjen e njerëzve. Vazhdon e bëjeni këtë dhe ndoshta një ditë do t’i merrni disa lajme të sakta”, u shpreh Ronaldo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb