Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është angazhuar gjatë kësaj jave me të rinjtë e kësaj force politike, në kampin që zhvillohet çdo vit në Jalë, dhe ku ai rikthehet të marrë pjesë pas 5 vitesh në detyrën e Presidentit të Republikës.

Pas shumë deklaratave të forta politike të dhëna nga kampi, Meta ka gjetur mbrëmjen e sotme kohën që të çlirohet nga kostumi i politikanit dhe t’i bashkohet atmosferës festive të krijuar nga rinia e PL.

Në një video të postuar në Instagram, ai shihet duke iu bashkua valles së tyre nën ritmet e një kënge shqiptare shumë të njohur, të rrymës folk.

“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre ✌️”, shkruan Meta përkrah videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb