Çështja e zgjedhjeve në Universitet vijon të mbetet e debatuar. Marash Logu, student i drejtësisë në UT dhe Anila Salianji, studente fakukteti i Ekonomise treguan në rubrikën “Opinion” në News24 se përse këto zgjedhje duhet të pezullohen dhe të zhvillohen në një kohë normale.

“I kemi kundëreshtuar zgjedhjet më 30 korrik. Janë të paligjshme pasi urdhri i ministres ka dalë pa u konsultuar me rektorët. Ky urdhër është dhë pa u mbledhur konferenca e rektorëve. Dhe universiteti i Shkodrës është krejtësisht jashtë afateve. Në këto zgjedhje studentët e kanë të pamundur për të marrë pjesë. Ministria ka nxjerrë një urdhër që studentët kthehen në universitet pas datës 25 gusht, pra 3/5 e studentëve nuk kthehen në universitet. Ndërsa studentët e tjerë kanë mbyllur të gjitha provimet deri më 25 korrik dhe kthehen në shtëpi. Kompanitë e transportit publik kanë deklaruar se do të pezullojnë sërish punën, situata nga COVID-19 është përkeqësuar, janë të gjitha këto arsye.
Ne kemi iniciuar një padi në gjykatën administrative. Infrastruktura është e pamundur të zhvillohet. Ne kemi kërkuar pezullimin e zgjedhjeve deri sa të qartësohet çështja”, tha Marash Logu, student i drejtësisë.

Ndërsa Anila Salianji deklaroi se zgjedhjet duhet të ishin shtyrë për vitin e ardhshëm akademik kur situata të ishte normalizuar. “Po kështu zgjedhjet e ardhshme më 30 korrik në shumë universitete kanë vetëm një kandidat, studentët nuk kanë zgjehdje”, tha ajo.

Ndërkohë sipas Logut, në 30 korrik do jetë vetëm një çështje emrash që presin vetëm të noterizohen.

Studentja akuzoi Ministrinë e Arsimit se i ka futur zgjedhjet në këtë kaos. “Data 30 korrik është shpallur më 30 qershor dhe ky afat është i pamjaftueshëm për përgatitjen e infrastrukturës. MASR do të fusë universitetet publike në kaos”, tha ajo.

Marash Logu deklaroi se studentët në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar rritjen e përfaqësimit të tyre për zgjedhjen e dekanit dhe rektorit. “Kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, jo vetëm që përqindja nuk është rritur por tani po bëjnë që dhe ajo që ekziston të jetë e pamundur për t’u ushtruar”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb