Që nga dita kur nisi të aplikohej sistemi VAR kanë ndodhur nga të gjitha, por episiodi i fundit që vjen nga ndeshja e kampionatit italian mes Spal dhe Fiorentinës nuk ishte parë dhe as dëgjuar. Në minutën e 74-rt, kur rezultati ishte në barazim 1-1, vendasit kaluan sërish në epërsi. Por festa e tyre u shua shpejt, ndërsa gjithçka u kthye në një zhgënjim të madh.

Serie A Dove Vedere Spal Fiorentina Tv Streaming 1280x720
Serie A Dove Vedere Spal Fiorentina Tv Streaming 1280×720

Arbitri i ndeshjes u njoftua nga sistemi VAR, por jo për të riparë golin, i cili ishte i rregullt, por një ndërhyrje të gabuar në zonën tjetër nga edhe ku nisi aksioni. Vendimi që pasoi ishte befasues: anulohet goli i Spal dhe jepet 11-metërsh për Fiorentinën. Ky moment vendosi edhe fatin e sfidës, pasi nga pika e penalltisë, skuadra nga Firence përmbysi rezultatin dhe më pas vulosi fitoren e madhe 4-1 në transfertë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb