Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premton se situata do të ndryshojë për të rinjtë shqiptarë pas ardhjes së kësaj partie në pushtet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri demokrat shtoi se bashkë me të rinjtë duhet të punojnë bashkë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.
Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb