Një rast i paprecedentë ka ndodhur në miqësoren Turqi-Kroaci, e përfunduar në barazim 3-3. Federata Kroate ka njoftuar se Domagoj Vida ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por çuditërisht mbrojtësi zbriti në fushë si titullar, i zëvendësuar më pas gjatë pushimit të pjesës së parë.

2935478 60265528 2560 1440
2935478 60265528 2560 1440

Federata Kroate është justifikuar me faktin se përgjigjet e testeve i ka marrë vetëm gjatë pushimit të sfidës, menjëherë pasi pësuan se Vida kishte rezultuar pozitiv e kanë zëvendësuar. Stafi i përfaqësueses kroate është vendosur në alarm pasi Vida jo vetëm luajti një pjesë lojë por përpara sfidës është parë duke u përqafuar e duke folur jo vetëm me shokët e skuadrës por dhe me ata të Turqisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: