Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një dalje për mediat nuk i kurseu akuzat ndaj Komisionit të Vlerësimit të Etikës, ndërsa theksoi se është e paprecedent që përjashtohen nga Kuvendi 13 deputetë demokratë për një javë.

Salianji theksoi se qeveria nuk do t’i mbyllë gojën opozitës, ndërsa kujtoi protestën e 11 shkurtit.

“Kërkojnë të ulet numri i deputetëve që japin argumente për të mbrojtur interesin publik. Edhe proceduralisht siç e keni ndjekur, edhe pse mbledhja u bë e mbyllur, kërkesa zyrtare duhet të shqyrtohet brenda 48 orëve. Është një proces nul. Kemi kërkuar që; aman merrni vendimin për përjashtim. Por ka ndodhur diçka e paprecedent, pasi janë 11 deputetë të përjashtuar në 1 javë.

Kërkesa për përjashtimin tonë është bërë në Parlament nga 7 deputetë që nuk flasin kurrë në Kuvend. Ne kërkuam llogari për punën e kryeministrit. Në krye të listës që ka firmosur është deputeti i lidhur me bandat e Durrësit. Këta që kanë larguar 700 mijë njerëz nga vendi, nuk na tutin dot. Në 11 shkurt jemi me qytetarët në shesh për të protestuar, kundër megaskandalit McGonigal.”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb