Prej 12 ditësh, që më 2 qershor, kur “Shefqet Ndroqi” mbylli dyert si spital Covid, duke transferuar pacientët tek Infektivi, ky spital vijon të jetë i mbyllur.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se prej 2 qershorit Sanatoriumi nuk pranon asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni, ndonëse prej kësaj date i është rikthyer normalitetit.

“Që prej 2 qershorit ky spital ka pushuar së punuari si spital Covid, por nuk po funksionon as si spitali i mushkërive, pasi nuk është pranuar asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme pulmoni. Janë me dhjetëra pacientë që vijnë çdo ditë, por nuk pranohen. Mjekët thonë se kjo është një situatë e paprecedentë. QË prej 2 qershorit ky spital ju shërben vetëm tre pacientëve, asnjëri prej të cilëve nuk është i intubuar, çka do të thotë se nuk është e pamundur që ato të lëvizen për t’u çuar tek infektivi, por mbahen këtu, duke mbajtur peng gjithë spitalin me 250 shtretër”, tha gazetari Skëndaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb