Maroku ka shkarkuar Vahid Halilhodzic nga posti i trajnerit të kombëtares vetëm tre muaj para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

Halilhodzic ndihmoi Përfaqësuesen të siguronte kualifikimin në këtë kompeticion madhor, në një fushatë eliminatoresh spektakolare. Maroku mori vendin e parë të grupit, me 18 pikë.

Megjithatë, federata ka ndarë rrugët me menaxherin boshnjak për shkak se kërkon të bëjë disa ndryshime në Kombëtare.

69 vjeçari qëndroi në krye të skuadrës për 30 ndeshje, me ekipin që mori 2.23 pikë për ndeshje. Halilhodzic ka drejtuar më parë Nantes, Trabzonspor apo edhe Lille.

Rg
Rg

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: