Balerini Ilir Shaqiri ka lënë shtëpinë e “Big Brother Vip”. Jo, nuk është një largim, por një surprizë e dedikuar për të.

Nuk u zbulua se për çfarë surprize bëhet fjalë, por gjatë ditës janë publikuar lajme se pritet që balerini të shkojë në Teatrin e Operas së Baletit, ku e pret e ëma. Aty thuhet se do të ketë një performancë live mes Ilirit dhe të ëmës, gjë që ndodh për herë të parë.

Vlen të përmendet se edhe mamaja e Ilirit është një balerine tepër e njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb