E ardhmja e Lionel Mesit vazhdon të mbetet çështja e të gjithë mediave botërore, por si duket tratativa me PSG-në ka marrë një kthesë të papritur.

Gazeta spanjolle ‘’AS’’ zbulon se Mesi ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga parisienët por në orët në vazhdim pritet të sqarohet gjithçka. Francezët i kanë ofruar argjentinasit kontratë 2-vjeçare me pagë 40 milionë euro në sezon, një ofertë më e mirë nga ajo që i ofroi Barcelona.

Por me gjithë njoftimin e familjes së sheikëve të PSG-së AL Thani, tratativa ka marrë rrjedhë tjetër dhe një klub i tretë ka hyrë në mes. Sipas ‘’AS’’, ende nuk bëhet i ditur identiteti i klubit të ri, por me shumë mundësi do të jetë Çelsi i cili do të vijë me një ofertë zyrtare në ditët në vijim. Me orët që kalojnë, tifozët bëhen gjithnjë e më kureshtarë për të ardhmen e Mesit duke pritur me padurim të ardhmen e futbollistit më të mirë në botë./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb