Inter bëhet ekipi i parë italian që largohet nga projekti i ‘’Super League’’. Në një komunikatë zyrtare , Inter sqaron se ëshët një ekip që është gjithmonë i përkushtuar që t’i japë tifozëve përvojën më të mirë në futboll.

Klubi garanton se do të vijojë të punojë në përmirësimin e futbollit dhe të ardhmen që duan të gjithë.

Super League u krijua si një koncept me 12 klubet elitare të Europës, por menjëherë pas një revolte ndërkombëtare mediatike, politike e nga tifozët, 6 ekipet e Anglisë u tërhoqën, teksa tashmë i bashkohet e Inter.

Në Itali aludohet se dhe Milan po përgatit largimin, kurse Presidenti i Juventusit ka thënë se projekti nuk mund të vijojë më. Këmbëngulës deri më sot ngelet vetëm Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

DEKLARATA ZYRTAR E INTER

FC Internazionale Milano konfirmon që Klubi nuk është më pjesë e projektit të Super League. Ne jemi gjithmonë të përkushtuar që tifozëve t’iu japim përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi ynë. Angazhimi ynë me të gjithë aktorët për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë.

Inter beson se futbolli, si çdo sektor i veprimtarisë, duhet të ketë interes për të përmirësuar vazhdimisht garat e tij, në mënyrë që të vazhdojë të entuziazmojë tifozët e të gjitha moshave në të gjithë botën, brenda një kornize të qëndrueshmërisë financiare.

Me këtë vizion ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet dhe të gjithë aktorët e interesuar për të ardhmen e sportit që të gjithë duam.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb