INDI

Duket shaka, por një histori e pazakontë vjen nga India ku një 27-vjeçar ka vendosur të hedhë në gjyq prindërit e tij me argumentin se e kanë lindur pa leje.

Raphael Samuel është i bindur se fëmijët nuk duhet të lindin për të vuajtur. Ai pretendon se prindërit nuk kanë të drejtë të lindin një fëmijë nëse ai nuk është dakord të vijë në jetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht pretendimeve se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me prindërit e tij, ai ka marrë masa ligjore kundër tyre, raporton Times Now News.

“I dua prindërit e mi, dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por ata më sollën në jetë për kënaqësinë e tyre”, u shpreh ai.

27-vjeçari tha se njerëzit duhet të dinë që nuk kanë pse të bëjnë fëmijë. Për Samuel, fëmijët duhet t’i kërkojnë llogari prindërve për arsyen e lindjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb