Një ngjarje aspak e zakontë raportohet nga mediet italiane. Në tetorin e vitit të kaluar, në një tren, dikush kishte lënë një çantë me tre kilogramë ar, me vlerë 170 000 euro.

Ndërkohë, thuhet se gjëja më e çuditshme është se askush nuk e ka kërkuar ende humbjen e çantës. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, në një tren mes Shën Gallen dhe Lucern. Rasti është publikuar nga autoritetet zvicerane, pas përpjekjeve të tyre të dështuara për të gjetur pronarin e çantës.

Këtij të fundit i është lënë një afat 5-vjeçar për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit për çantën me ar, ndonëse thuhet se është e paqartë mënyra se si autoritetet do të verifikojnë pretendimet e secilit që paraqitet, duke pretenduar pronësinë e arit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb