Nëna britanike, 36 vjeçe, e kthyer nga operacioni i trurit që shpëtoi jetën në Spanjë, akuzohet për kontrabandë droge nga zyrtarët e forcave kufitare në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ambulancën me të cilën po udhëtonte ‘e zhveshur’.

Një 36-vjeçare britanike që po kthehej me ambulancë në vendlindje pas një operacion shumë të vështirë në tru, që e kreu në Spanjë ka kaluar një episod ‘traumatik’.

Kjo, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar e kanë ndaluar dhe gati sa nuk e kanë “shqepur” ambulancën, pasi Rachel Pighills dhe bashkëshorti i saj u akuzuan për kontrabandë ndërkombëtare të drogës.

Pamjet tronditëse tregojnë 36-vjeçaren duke qarë teksa është e shtrirë në një barelë dhe e lidhur me një bombol oksigjeni brenda një magazine në portin e Plymouth.

Pavarësisht gjendjes së saj të rënduar mjekësore, Rachel u detyrua të priste për katër orë ndërsa agjentët kufitarë kontrolluan me përpikëri automjetin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti, nga Pershore, kishte udhëtuar me traget më 17 qershor në një ambulancë të vogël të drejtuar nga bashkëshorti Guy, 41 vjeç, të cilin ai pretendon se agjentët ‘e copëtuan’ në përpjekjen e tyre të dështuar për të gjetur lëndë narkotike.

Zyrtarët nxorën madje edhe qenë nuhatës, të cilët në një kthesë ironike, nuk arritën të zbulonin medikamentet e fuqishme që i ishin dhënë Rachel për të kontrolluar dhimbjen e saj pas operacionit.

Rachel dhe Guy, të cilët kanë një vajzë 14-vjeçare, kaluan pothuajse katër vjet duke u përpjekur të mblidhnin 215,000 £ për operacionin që nuk është i disponueshëm në shërbimin shëndetësor anglez. Ata më në fund arritën momentin historik në fillim të këtij viti falë një gruaje rreth të 60-ave nga Ëarëickshire, e cila u huazoi atyre 130,000 £.

Pasi iu tha se ishte shumë e rrezikshme që Rachel të udhëtonte në Barcelonë me aeroplan për operacionin, Guy e transferoi atë 1055 milje me ambulancë.

Operacioni që zgjati 13 orë e gjysmë më 20 maj përfshinte futjen e shufrave metalike në shtyllën kurrizore dhe rivendosjen e pozicionit të kafkës dhe trungut të saj. Operacioni ishte i suksesshëm dhe pas gati katër javësh në spital, Rachel dhe Guy u kthyen me makinë në Britani më 17 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: