SHBA

Gatimi i keq i peshkut i ka marrë jetën një 11-vjeçari nga Brooklyn. Cameron Jean-Pierre mendohet se kishte alergji nga peshku, ndaj edhe ka mbetur pa ndjenja ditën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e gjyshes së tij.

Familja e tij beson se ai vdiq pas një sulmi nga astma që u shkaktua nga proteina e peshkut. Në një intervistë për mediat amerikane, nëna e djalit Jodi Pottingr u shpreh se djali u sëmur kur po hante ushqimin tradicional karaibean që i kishte gatuar gjyshja e tij.

11-vjeçari u diagnostikua me alergjinë ndaj peshkut kur ishte në shkollë.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: