KORFUZ

Mediat greke shkruajnë se një djalë nga Shqipëria 17 vjeç ka bërë simbolin e shqiponjës, që është edhe simbol i shqiptarëve dhe kjo gjë i ka shkaktuar atij dëbimin.

Ngjarja ka ndodhur në portin e Gaios në Paxos. Djaloshi pasi ka realizuar fotografinë, ka hedhur pamjet në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas informacioneve, i riu shqiptar është arrestuar nën akuzën e fyerjes të simboleve kombëtare. Ai gjithashtu u gjet se ka kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

I mituri u dërgua në Prokurorinë e Korfuzit, e cila mori vendimin për dëbimin e djaloshit. Mediat helene shkruajnë po ashtu se hetimet për rastin vazhdojnë, nëse iu riu shqiptar ka ndonjë lidhje me grupe nacionaliste në Shqipëri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb