BRITANI E MADHE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një emisioni mëngjesi në Britaninë e Madhe. Helen Berryman, nga Britania e Madhe, u shfaq në “Good Morning Britain” për të diskutuar për njerëzit që e shohin nudizmin si diçka skandaloze.

Ajo ka gjetur mënyrën për të mbështetur nudizmin në diskutim, duke u shfaqur totalisht e zhveshur gjatë emisionit. Në panel ajo diskutoi me ekspertin e kulturës dhe standardeve Nick Edd. Të dy folën për një incident të fundit në Liqenin Hampstead Heath në veri të Londrës, ku stafi thirri policinë për zhveshjen e një vajze.
“Me të gjitha gjërat që po ndodhin në botë tani, a jemi vërtet kaq të shqetësuar nga një trup lakuriq që bën banjo dielli në një cep të qetë të një parku?”, tha Helen, e cila u shfaq komplet e zhveshur gjatë transmetimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb