Autoritete indiane kanë akuzuar minjtë për ngrënien e qindra kg kanabis, të cilat janë sekuestruar nga policia.

“Minjtë janë kafshë të vogla dhe ata nuk kanë frikë nga policia,” deklaroi një gjykatë në qytetin Mathura, Uttar Pradesh, pasi policia lokale nuk ishte në gjendje të siguronte 200 kg kanabis të konfiskuara si provë. Policisë Indiane i ishte kërkuar të siguronte 386 kg kanabis, por prokuroria njoftoi gjykatën se më shumë se 700 kg marijuanë të ruajtura në stacione të ndryshme mund të ishin të rrezikshme, për shkak të infeksioneve që mund të mbartin minjtë.

Kjo, sipas autoriteteve vendase, nuk ishte hera e parë që minjtë të kenë ngrënë kanabis apo lloje të tjera lëndë narkotike. Gjykata vendoi që “fajtorët” e zhdukjes se 500 kg kanabis janë minjtë. “Ka një ‘kërcënim’ nga minjtë pothuajse në të gjitha komisariatet. Prandaj, duhet të merren masat e nevojshme për të mbrojtur kanabisin që është konfiskuar”, thuhet në dokumentin e gjykatës.

Sidoqoftë, llogaritë në lidhje me sekuencën e saktë të ngjarjeve që pasuan konsumimin e supozuar të kanabisit nga minjtë duken të paqarta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb