Një 37-vjeçar shqiptar është kapur nga policia italiane, duke drejtuar makinën pa patentë. Nga kontrollet, ka rezultuar se shqiptari e drejtonte mjetin pa patentë prej plot 16 vitesh.

Për këtë arsye, ai rrezikon të gjobitet me 45 mijë euro. Ai është zbuluar nga policia pasditen e djeshme, ku kanë qenë dy agjentë të policisë lokale në Pisa, që kanë ndaluar për kontroll shqiptarin.

Kur agjentët i kërkuan letrat e makinës dhe e kontrolluan, u zbulua se shqiptari lëvizte pa patentë prej shumë vitesh. 37-vjeçari iu ka thënë policëve se kishte patentë, por që e kishte harruar atë në shtëpi, gjë që nuk i ka bindur italianët.

Për këtë, shqiptari ka vendosur të rrëfehet, duke thënë se prej disa kohësh nuk dispononte asnjë lloj dokumenti të mjetit, përveç lejes së tij të qëndrimit. Agjentët kanë thirrur karotrecin për t’i marrë makinën, ndërsa shqiptari rrezikon tashmë gjobitjen me 5100 deri në 30599 euro për lëvizje pa patentë dhe 1984 deri në 7937 euro për qarkullim të paligjshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb